Të paktën 74 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një anije në brigjet e Libisë, ndërsa 47 të tjerë u shpëtuan nga rojet e bregdetit dhe peshkatarët.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, ka konfirmuar se anija me emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, u fundos në brigjet e portit libian al-Khums.
Libia është një pikë kryesore tranziti për emigrantët kryesisht afrikanë që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, së paku 900 njerëz janë mbytur këtë vit, duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.
Rreth 11,000 të tjerë janë kapur në det dhe janë kthyer prapa në Libi. Emigrantët në Libi shpesh mbahen të arrestuar, shfrytëzohen ose abuzohen.
Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se Libia nuk duhet të konsiderohet si port i sigurt kthimi dhe se migrantët e shpëtuar ose të ndaluar në det nuk duhet të kthehen atje.e.su./abcnews.al