Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bota përballet me valën e dytë të pandemisë së Covid-19, Kina raporton vetëm 15 raste

schedule00:04 - 13 Nëntor, 2020

schedule 00:04 - 13 Nëntor, 2020

Ndërsa bota po përballet me rrezikun e shtuar ndaj pandemisë së covid-19, Kina duket se ka referenca të kënaqshme të menaxhimit të saj.

Në 24 orët e fundit sipas worldometter, vendi nga i cili lindi koronavirusi  ka raportuar vetëm 15 raste të infeksionit.

Kina po përdor testimin masiv të qytetarëve të saj si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Vendi  ka qenë shumë i suksesshëm në frenimin e nivelit të infeksionit, por ka pasur vazhdimisht shpërthime të vogla.

Javën e kaluar, një numër i rasteve të lidhura me importet e ushqimit u shfaqën në qytetin verior të Tianjin, ndërsa një punonjës aeroporti në Shangai u konfirmua pozitiv edhe pse ai nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me pacientë të infektuar.

Zyrtarët në konferencën për shtyp deklaruan se ishte vënë re një rritje të rasteve të importuara të udhëtarëve që mbërrinin nga jashtë.

Kina ka ndaluar lëshimin e vizave për disa shtetas të huaj ndërsa ka kufizuar lëvizjet jo urgjente të jashtme nga qytetarët kinezë.

Vendi ka marrë gjithashtu masa të ashpra për ushqimin e ngrirë të importuar, duke bërë kontrolle të rrepta në më shumë se 870,000 mostra.

Ajo po kërkon çertifikim nga furnitorët dhe rregullatorët e tregut duhet të marrin masa më të ashpra për ushqimin e ngrirë.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!