Kaos te Feronikeli dhe nën akuzë janë Bedri Greca dhe trajneri Klodian Duro. Klubi nga Drenasi ka larguar së fundmi trajnerët Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani. Ky i fundi nuk ka duruar dot dhe ka folur dhe hedh akuza të rënda.
“Me gjithë respektin për ‘Tigrat e Zi’ dhe të gjithë qytetarët e Drenasit, dua ta sqaroj opinionin se unë jam larguar nga klubi para ndeshjes me Drenicën. E gjitha ndodhi për faktin se lojtari Bedri Greca e ka rrahuar, duke e gjakosur dhe i shkaktuar lëndime të rënda trupore mirëmbajtësit të stadiumit.
Më pas, trajneri Klodian Duro, nëpërmjet gazetarit të klubit, më ka njoftuar se unë nuk jam pjesë e klubit. Në vend që të dënohet Greca, u dënova unë, pa arsye. Me ardhjen e trajnerit Duro, është shtuar në klub dhuna psikike, por së fundmi edhe ajo fizike.
Me një trajner si Duro, i cili është nën çdo nivel nga ana profesionale, ai ka edhe luhatje psikike. Mund të them me bindje të plot se tash e tetë vite, kurrë te Feronikeli nuk ka punuar një njeri i tillë si Duro. Në ditët në vijim mund të zbuloj edhe më shumë”, ka thënë Hasani për “Zëri.info”. /abcnews.al