Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur poshtë urës që lidh dy akset rrugore pranë ndërtesës së Ministrisë së Jashtme.
Dyshohet se bëhet fjalë për një endacak i cili i ka vënë flakën vetes.
Sakaq policia ka konfirmuar se për personi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Siç shihet në fotot e siguruara nga abcnews.al, ambulanca shihet teksa transporton trupin e viktimës.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personit të vetëdjegur.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
n.d./abcnews.al