Përgjigja e shumëpritur/ Rossi sërish negativ, gati për garën e Valencias

schedule17:26 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:26 - 12 Nëntor, 2020

Valentino Rossi u infektua me Covid-19 në 15 tetor dhe prej atij momenti ka qëndruar në karantinë. Nëntë herë kampioni i botës në MotoGP dhe legjenda e gjallë e garave të shpejtësisë, rezultoi sërish pozitiv në tamponin e ditës së martë.

Dje kreu një tjetër test dhe përgjigja ishte negative. Dy të tilla duhen për t’u quajtur i shëruar. Lajmi pozitiv ka ardhur dhe tamponi i mëngjesit të sotëm ka dalë sërish negativ.

41-vjeçari i Yamaha mund të marrë pjesë lirisht në Çmimin e Madh të Valencias. Gara në tokën spanjolle do të zhvillohet të dielën e 15 nëntorit. /abcnews.al