Balaj: Kosova test serioz, tani dimë si të fitojmë

schedule13:38 - 12 Nëntor, 2020

schedule 13:38 - 12 Nëntor, 2020

Në grumbullimin e fundit nuk ishte pjesë e kombëtares dhe trajneri Edy Reja u shpreh se nuk kishte ç’të shihte nga ai, por në këtë grumbullim italiani ndërroi mendje. Bekim Balaj u rikthye te Kombëtarja dhe shënoi dje ndaj Kosovës.

Sot sulmuesi i Sturm Graz në Austri doli në një konferencë për shtyp dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Është gjithmonë kënaqësi të shënosh për kombëtaren dhe me Kosovën ishte një test serioz. Luajtëm mirë dhe jemi gati për dy sfidat e radhës. Jemi të gjithë për një qëllim, e rëndësishme është të arrijmë fitoren, se kush luan dhe si luajmë e vendos trajneri.

Ndeshje të tilla dhe kundërshtarë serioz si Kosova janë të rëndësishme sepse dallon se çfarë duhet të ndryshosh dhe formën e lojtarëve dhe mendoj se idetë i ka të qarta.

Jemi mësuar të befasojmë, Kur nuk kemi qenë favoritë kemi bërë mirë dhe në këto raste kemi një farë presioni dhe qëllimi i vetëm është fitorja. Grupi tashmë është rritur dhe e kemi të qartë se çfarë duhet për të arritur të fitorja”, u shpreh Balaj. /abcnews.al