Një diamant jashtëzakonisht i rrallë, i cilësuar nga Sotheby’s si një “mrekulli e vërtetë e natyrës”, u shit për 26.6 milion franga zvicerane. Shtëpia e ankandeve kishte vlerësuar se “Shpirti i Trëndafilit”, mund të arrinte 23 milion $ – 38 milion dollarë në ankandin në Gjenevë.
Diamanti i rrallë u ble nga një ofertues anonim. Guri me peshë 14.83 karat ishte diamanti më i madh rozë i zbuluar së fundmi. Diamanti u paraqit në Hong Kong, Singapor dhe Taipei. “Shpirti i Trëndafilit” u pre nga një diamant i zbuluar në Rusi në 2017.

Diamantët rozë janë më të rrallët nga gurët e çmuar dhe më të kërkuar në tregun global. Pesë nga 10 diamantët më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë kanë qenë rozë, tha Sotheby’s, të shitura brenda dekadës së kaluar. /abcnews.al

