Këngëtarja Shkodrane Justina Aliaj është infektuar me Covid-19. Prej 5 ditësh ajo është shtruar në spitalin Infektiv ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Aliaj jeton prej vitesh mes Tiranës dhe Belgjikës. Burime bëjnë me dije se në momentin e infektimit ka qenë në Tiranë duke punuar për një projekt të saj.
Justina Aliaj është një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Këngë të tilla si: “Mall për vendlindjen”, “Në ekranin e televizorit”, “Stacion i dashur”, “Në mbrëmjen e vallëzimit”, “Unaza”, “Unë dhe shokët e mi” etj., mbeten të preferuara ende dhe sot për publikun.
Interpretimet e saj si aktore janë të shumta si te; “Rrethi i kujtesës”, “Bernand Alba”, “Gratë trojane”, “Nobodysees”, “Tartufi” etj./mv.abcnews.al