Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad në intervistën ekskluzive për programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi foli për shumë gjëra e ndër to edhe për punën që duhet të bëj Shqipëria për të qenë një vend i standardeve europiane.
“Por çfarë do t’u thoshte ajo mikshave të veta për politikën shqiptare”, pyetje kjo e bërë nga Ermali.
“Për politikën shqiptare unë mund t’ju them se argumentojnë shumë. Por kur ka shumë arsye pse të argumentojnë kaq shumë sepse Shqipëria është më e mirë se ju mendoni, politikanët mendojnë”.

Ermali u ndal pak edhe në termin “peshk i madh” që është përdorur së fundmi nga ambasador të tjerë të huaj në Shqipëri duke e pyetur: “A do t’ja thoje shoqes tënde më të mirë që shqiptarët do e kapin “peshkun e madh”?”
“Për mua “peshku i madh” për shqiptarët është kur Shqipëria të arrijë Bashkimin Evropian. Ai është pëshku më i madh që të arrijnë dhe të kapin. Nëse është një fjalë negative, gjeja më e madhe për shqiptarët është kur të kapin Bashkimin Evropian”.

