Këtë të mërkurë në “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishte e pranishme ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, e cila ndau dashurinë që ka për eksplorimin e vendeve në Shqipëri. Ajo tha se në vetëm pak muaj në Shqipëri ka vizituar shumë vende e ka nga ato vende që ka shkuar edhe për të dytën herë.
Hastad tregoi si i pëlqen shumë edhe kuzhina tradicionale shqiptare, ku veçon si më të preferuarën fërgesën.
Në këtë moment Ermali e vë të provojë disa gatime tradicionale si përshesh, tavë kosi, qofte dhe pispili. Nga këto ambasadorja voton për tavën e kosit.
“Tavë kosi e dashuroj. Gjithashtu unë e pëlqej fërgesën gjithashtu, e ha çdo ditë”.
Por, surprizat nga Ermali nuk mbaruan vetëm me provën live të ushqimeve, por edhe me këngët që ambasadorja pëlqen më së shumti. Elsa teksa i dëgjoi u surprizua dhe filloi të kërcente nën ritmet e muzikës, pa sikletin e kamerave.
“Fantastike! Shumë faleminderit. E di, tani e kuptoj që ne pëlqejmë këngët e Eurovizionit. Aba, vërtet i dashuroj, janë klasik dhe I dëgjoj gjithmonë. Favoritja ime është Carola sepse isha vetem 12 vjeç kur fitoi në Eurovizion”.
“Nëse unë do të dua të ftoj ndonjë këngëtare suedeze p.sh Loreen, a mund ta kemi ndihmën e ambasadores?”, është kjo pyetja që Ermali i bën ndërsa fliste për muzikë.
“ hahah jemi në Europë dhe do të ju ndihmoj me gjithcka mundem”.
Në këtë atmoseferë sa të bukur dhe me humor, duket se Ermali merr një premtim live nga amabasadorja se do të ketë shumë shpejt në Tiranë artisten suedeze.
Të pranishëm në studio ishin e Gysi Vladi, agjent udhtimi dhe sipërmarrësi i apasionuar pas udhëtimeve Komi Seferaj, të cilët biseduan për vendet e ndryshme që mund të udhëtojmë në këtë kohë pandemie, qoftë edhe shumë pranë Tiranës.