Albi Doka debutoi për herë të parë me Shqipërinë në miqësoren e veçantë ndaj Kosovës. Mbrojtësi anësor i Gorica në Kroaci, foli rreth takimit të sotëm, teksa jep një koment edhe në lidhje me skemën 3-5-2.
“Jam shumë i lumtur, ka qenë ëndrra ime të luaj për fanellën kuqezi. Erdhi dita dhe e arrita. Kam pasur pak presion, bëra një debutim të mirë, edhe pse se prisja kaq të mirë debutimin.
Skema? I përket trajnerit, unë edhe në Kroaci luaj me 3-5-2, kështu që është akoma më mirë që luajmë kështu. Tre lojtarë kampionë të Tiranës pjesë e kombëtares? Siç kemi gjakun bardheblu, sot e kishim të tre kuqezi“, deklaron Doka. /abcnews.al

