Tërmeti, masivi shkëmbor bie nga mali dhe bllokon rrugën në Maqedoni

schedule16:28 - 11 Nëntor, 2020

schedule 16:28 - 11 Nëntor, 2020

Tërmeti i rënë rreth orës 15:00 në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut nuk ka shkaktuar dëme materiale apo në njerëz për fat të mirë.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë për bllokimin e rrugës Kosovrast-Dibër për shkak të rënies së masivëve shkëmborë nga mali.

Mësohet se rruga vijon të jetë e bllokuar dhe një numër i madh makinash ndodhen në të dyja anët e saj duke pritur që të rifillojë lëvizja.

Gjatë ditës së sotme, Maqedonia e Veriut është tronditur nga dy tërmete të forta. I pari ishte me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter, kurse tjetri, ky i pasdites, kishte një magnitudë 4.9 të shkallër Rihter. /abcnews.al