Po transportonte flori kontrabandë drejt Turqisë, arrestohet 56-vjeçari në Rinas

schedule15:09 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:09 - 11 Nëntor, 2020

Një 56-vjeçar është arrestuar në Rinas, pasi u kap duke tentuar të transportojë flori kontrabandë drejt Turqisë.

Në pranga ka rënë A. Ll., 56 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë, ky i fundit do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse.

Arrestimi i tij erdhi pas finalizimit të operacionit i koduar “Lingota”. Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën  penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Lingota”.

Operacioni i zhvilluar nga Policia Kufitare Rinas, pas një hetimi 2-mujor, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kontrabandës me mallra të licencuar.

Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar.

Sekuestrohet një sasi prej 4 kg e 660 gr e dyshuar si flori, pa dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare e Rinasit, në kuadër të Planit Operacional për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas një hetimi 2-mujor, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Lingota” si rezultat i të cilit, u godit një tjetër rast i tentativës së kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ll., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas do të transportonte nga Shqipëria drejt Turqisë, një sasi floriri të dyshuar kontrabandë, shërbimet e Komisariatit Rinas kanë koordinuar veprimet dhe kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A.Ll, i cili do udhëtonte drejt Turqisë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre lingota të dyshuara floriri, me peshë 4 kg e 660 gr, pa licencën përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Tiranë për veprën  penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!