“Maska ime për ty”, ambasadori gjerman flet shqip: Mirënjohës për mjekët dhe infermierët

schedule15:14 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:14 - 11 Nëntor, 2020

(ABC)- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf ka dhënë një mesazh sensibilizues në gjuhën shqipe për respektimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Zingraf thotë se duhet të jemi mirënjohës për mjekët dhe infermierët që janë kujdesur për familjarët tanë dhe të bëhemi bashkë në këtë betejë.

“Sepse jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët që u kujdesën për familjarët tanë. Sepse jemi së bashku. Maska ime për ty”, thotë Zingraf.

Pak ditë më parë të njëjtin mesazh në gjuhën shqipe e përcolli edhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!