Aktori serb rrëfen tmerrin kur pa ushtarët e UÇK-së: U mpiva komplet, s’i ndjeja më këmbët

schedule15:01 - 11 Nëntor, 2020

schedule 15:01 - 11 Nëntor, 2020

Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj UÇK-së tani që krerët e saj ndodhen në Hagë ku akuzohen për krime të ndryshme nga Prokuroria Speciale.

Por,ndërkohë që po risjellin histori të ndryshme, me nota të ekzagjeruara, ndodh që bëjnë edhe ndonjë “faull” siç është për shembull rrëfimi i aktorit serb Milan Vasiç, raporton abcnews.al.

I ftuar në programin “Survivers“, Vassiç rrëfen momentet e para kur UÇK kishte dalë në skenë në Kosovë duke ngjallur mjaft frikë tek serbët.

Ai tregon se bëhet fjalë për periudhën 1997-1998 kur shqiptarët sipas tij nuk lëviznin shumë nëpër Kosovë për shkak të frikës nga ushtria serbe, por një moment doli në skenë UÇK-ja dhe gjithçka ndryshoi si me thikë.

Isha nisur për të marrë naftë në Vranjë dhe shkuam të dy me makinë. Papritur pam disa persona të armatosur që kontrollonin makinat. Ishte hera e parë që UÇK-ja dilte në skenë. Më merrej fryma dhe këmbët i kisha të mpira, nuk i ndjeja më. Ata kontrollonin makinat dhe na erdhi edhe radha jonë. S’mbaj mend se si shpëtuam, sepse isha mjaft i trembur“, rrëfen ai.

Aktori nuk tregon se cili ishte shkaku i vërtetë i kësaj frike të madhe, në një kohë kur ai nuk ishte ushtarak, por qytetar i thjesht i Prishtinës dhe aq më tepër, nuk flet për ndonjë episod dhune ndaj serbve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!