Gjon Fusha i infektuar me Covid, KLP cakton drejtues të përkohshëm në prokurorinë e Gjirokastrës

schedule11:41 - 11 Nëntor, 2020

schedule 11:41 - 11 Nëntor, 2020

Kryetari i Këshillit të Lartë  të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka thirrur një mbledhje urgjente për miratimin i projektvendimit për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Për shkak se Gjon Fusha i caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër nga e ka të pamundur të paraqitet në punë pasi është i infektuar me Covid, është caktuar po përkohësisht drejtues prokurori Henrik Haxhiraj.

Njoftimi i plotë nga KLP:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, sot paradite, Kryetari i Këshillit të Lartë  të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi ka thirrur një mbledhje urgjente për miratimin i projektvendimit për caktimin e përkohshëm të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Për shkak të gjendjes shëndetësorë (infektim me virusin COVID 19) z. Gjon Fusha i caktuar përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër për periudhën nga data 16.10.2020 – 15.01.2021,  e ka të pamundur të paraqitet në punë dhe të ndjekë proceset gjyqësore, gjë e cila sjell vështirësi në funksionimin e prokurorisë pasi ai aktualisht është prokurori i vetëm në atë prokurori.

Në këtë situatë, me qëllim funksionimi pa ndërprerje të punës së prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Këshilli vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Henrik Haxhiraj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër për një afat një mujor nga data 11.11.2020 – 10.12.2020 pasi plotëson kushtet e përcaktuara në ligj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!