Franca ka regjistruar 472 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Të dhënat u publikuan nga Institucioni i Shëndetit Publik të vendit.
Ndërkohë rreth 31.477 persona kanë rezultuar të infektuar ndërkohë që 3168 janë shtruar në spital në 24 orët e fundit.
Franca prej më shumë se një muaj vijon të regjistrojë numër të lartë të infeksioneve në vend ndërkohë që për shkak të situatës Parisi ndodhet në izolim përvec kufizimeve të tjera që janë marrë në gjithë vendin.
n.d./abcnews.al