Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj: Gjykata Speciale nuk mund të më ftojë si dëshmitar

schedule21:12 - 10 Nëntor, 2020

schedule 21:12 - 10 Nëntor, 2020

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj foli në emisionin “Rubikon” me gazetarin Adriatik Kelmendi për aktakuzat e ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Gjatë fjalës së tij Haradinaj tha se pasojat e Gjykatës Speciale do t’i vuajnë të gjithë.

“Ne po kthehemi sërish tek titujt e luftës dhe kjo është e dhimbshme. Unë kam pasur disa vërejtje për lajmërimin e aktakuzave. Kosova gjithashtu ka gabuar me këtë Gjykatë, pasi vetëm shqiptarët janë gjykuar. Ne duhet të fokusohemi te verdiktet e pafajësisë, unë mendoj që gjykatësit e kanë mundësinë ta shpëtojnë Kosovën dhe deri atëherë nuk duhet me dalë kundër Gjykatës.



Dëgjoj njerëz që thonë Gjykata është e dështuar, por nuk është kjo mënyra e duhur. Nuk është dështim shpallja e pafajshëm e njerëzve. Verdikti i pafajësisë është guxim i gjykatësve me mbrojt ligjin. Është e pamundur të shpallen fajtorë të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

Në çdo aktakuzë  mund të përmenden emra të të gjithë atyre që kanë qenë pjesë, por nuk do të thotë se gjithë mund të akuzohen. Nga informatat qa kam di që nuk jam subjekt i hetimeve. Jo të gjithë personat që janë të dyshuar akuzohen. Në rastin tim kanë qenë të intervistuar shumë persona, por nuk do të thotë se janë të akuzuar.

Ramush Haradinaj si dëshmitar nuk ekziston. Gjykata Speciale nuk mund të më ftojë si dëshmitar, për shkak të pozicionit tim ligjor”, tha Haradinaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!