Pacienti u hodh nga kati i dytë i Infektivit, i afërmi: Ishte shumë mirë! E shoqja nuk e di ende

schedule15:43 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:43 - 10 Nëntor, 2020

I afërmi i Reshat Grendit, pacientit që tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë i Infektivit mesditën e sotme, ka treguar për ABC se nuk kanë dijeni si ka ndodhur ngjarja. Ai ka deklaruar se Grendi ishte nisur ditën e djeshme në spital ndërsa ka treguar se vjen nga një familje e qetë pa probleme ekonomike dhe familjare.

Burrë e grua jetonin me pensionin e tyre, ndërkohë që janë prindër të 5 fëmijëve. E shoqja e 69-vjeçarit nuk është ende në dijeni të lajmit pasi jeton e vetme dhe nuk ka as televizor në shtëpi. Ajo ka rezultuar negative ndërkohë që vuan nga sëmundja e diabetit.

“E kam kushëri të dytë. Dje iku në spital dhe e çuan me ambulancë direkt për Tiranë. U habitëm sepse ishte në rregull. Vetëm kishin pension me të shoqen. Ne nuk morëm vesh që ishte i prekur. Dje e morëm vesh. Ai ishte shumë njeri i mirë dhe i rregullt. Nuk kishte probleme ekonomike. Ajo është vetëm aty. Nuk e di nëse ka njeri tjetër apo jo. Në shtëpi është ajo. Ka marrë mjekim edhe në spital ai. Nuk e dinim se ishte me Covid. Dje e kishin çuar në Tiranë. Me sa di nuk kishte sëmundje tjetër. Ai ishte i rregullt. Nuk kishte probleme as ekonomike asgjë. Nuk e di se çfarë medikamenti i kanë dhënë doktorët. Për atë mbajnë përgjegjësi ata”, është shprehur ai./mv.abcnews.al