Manastirliu: Pacientët në spitalet COVID asistohen me psikologë, flasin edhe me kamer me familjarët

schedule15:12 - 10 Nëntor, 2020

schedule 15:12 - 10 Nëntor, 2020

Nisur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në spitali Infektiv ku një pacient tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i dytë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar metodën e trajtimit psikologjik të pacientëve që marrin trajtim mjekësor në spitalet Covid.

Ajo tha se pacientët kanë kontakte të vazhdueshme me familjarët përmes një koordinatori që mban lidhjet e tyre me familjarët. Ndërsa u shpreh se në shumë raste ata kanë zhvilluar edhe telefonata me video me të afërmit e tyre.

“Që në krye të herë kemi ekipe që janë duke operuar përgjatë protokolleve të trajtimit në spital që lidhen me epideminë e Covid-19, instruksione, udhëzime dhe punën në praktikë të psikologëve. QSUT prej shumë vitesh ka një pjesë të ekipit të saj punonjës socialë dhe psikologë. Edhe Shefqet Ndroqi prej disa muajsh është pajisur me psikologë. Përpos masave, edhe në shërbimin multi disiplinar. Autoritetet shëndetësore dhe mediat duhet të jenë bashkëpunëtorë në këtë betejë me këtë armik të padukshëm për të kontrolluar këtë situatë të pazakontë. Jo vetëm që kemi protokolle.

Kemi vendosur në dispozicion koordinatorë që bëjnë lidhjen e familjarëve me mjekët e pacientëve me Covid-19. Duam të jemi shumë të kujdesshëm për informacionet që jepen për të shtruarit në spital. I kemi thënë familjarëve që koordinatorët janë aty dhe do të kujdesen për të dhënë informacione të rëndësishme për shëndetin e familjarit që kanë të shtruar në spital. Infermierët kryejnë edhe telefonata dhe video-telefonata mes pacientëve dhe familjarëve të tyre. Edhe këto metoda janë përdorur dhe vazhdojnë të përdoren dhe janë pjesë e protokollit. Kush nuk e do zërin dhe kontaktit dhe familjarit“, tha ministrja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!