Identifikohet pacienti 69-vjeçar që u hodh nga kati i dytë i Spitalit Infektiv mesditën e sotme. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra për abcnews.al se ai është Reshat Grendi nga Fieri. Ai ishte shtruar ditën e djeshme në spital.
Nuk dihet ende nëse pacienti ishte i vetëm në dhomë apo me pacientë të tjerë. Ndërkohë po punohet për të mësuar shkaqet që kanë çuar atë të ndërmarrë aktin e rëndë.