Arkeologët izraelitë së fundmi kanë zbuluar katër monedha ari të pastra në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit që supozohet se ishin aty që nga më shumë se 1.000 vjet më parë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sipas Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit (IAA monedhat u zbuluan gjatë punës së gërmimit pranë Murit Perëndimor.
Monedhat, të përfshira në një enë të vogël, “ishin të ruajtura shkëlqyeshëm dhe ishin menjëherë të identifikueshme edhe pa pastrim”, ka thënë specialisti i IAA, Robert Kool në një deklaratë.
Ndërkohë sipas informacioneve paraprake mendohet se monedhat datojnë nga vitet 940 deri në 970./abcnews.al