Kompania më e madhe e shkollave jopublike në Shqipëri, “Turgut Ozal Education” sh.a ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës disa punonjës të Policisë së Shtetit me akuzën e shpërdorimit të detyrës gjatë kontrolleve të shumta të ushtruara ndaj kolegjeve gjatë muajve të fundit.
Bëhët fjalë për 12 Oficerë të Policisë Gjyqësore dhe pjestarë të tjetër të policisë, të cilët sipas avokatit Isuf Shehu kanë kryer veprime të paligjshme gjatë kontrolleve të kryera gjatë muajve dhe javëve të fundit në shkollat private në pronësi të “Turgut Ozal Education” sh.a, e regjistruar pranë Dhomës së Tregtisë së Amsterdamit në Holandë.
Shehu u shpreh se policët e paditur kanë kryer kontrolle pa patur një mandat, vendim prokurorie apo gjykatë duke synuar më shumë prishjen e imazhit dhe bërjen presion se sa sigurimin e provave për të vërtetuar dyshimet e mundshme për shkelje nga kompania.
Shkelja ka të bëjë me moszbatimin e dispozitave përkatesë për marrjen e provës.
“Kanë kryer kontrolle pa patur një mandat, një vendim prokurorie, pa asnjë vendim gjkykate. Këto veprime bazike i dikton prokuroria e përgjityshme kati 20 vite më parë se si duhet sjellë në këto raste. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin.”, tha Shehu.
Ka dyshime të forta se kontrollet e befta ndaj institucioneve në fjalë po bëhen për qëllime të tjera, të cilat shkojnë përtej zbatimit të ligjit. Duket se presioni është i madh ndaj drejtuesve të këtyre institucioneve, të cilët muajt e fundit janë marrë shumë shpesh në pyetje nga OPGJ-të duke zbuluar nën zë se kanë synime të tjera, siç është detyrimi i aksionerëve që të shesin institucionet tek persona sipas orientimit të tyre. /abcnews.al