Aktori Bert Belasco, i cili u bë i njohur nga filmi “Let’s Stay Together”, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare.
Babai i tij, Bert Sr. ka treguar për ‘TMZ’ se djali i tij u gjet i vdekur në një hotel në Virxhinia. Ai mendon se Bert vdiq nga aneurizmi por pritet që autopsia të nxjerrë një rezultat përfundmitar.
Ndërkohë, aktori ndodhej në karantinë dhe po merrej më xhirimet e një filmi të ri. Por pas disa telefonatave të shumta pa përgjigje, e dashura e tij kishte lajmëruar hotelin.
Disa nga filmat më të suksesshëm të Belascos janë: “I’m Dying Up Here”, “The Mick”, “Pitch” dhe “Key and Peele”. l.k/abcnews.al