Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Danimarka sposton Angli-Islandë në Shqipëri? BBC zbulon prapaskenën

schedule19:16 - 9 Nëntor, 2020

schedule 19:16 - 9 Nëntor, 2020

Anglia luan me Irlandën një ndeshje miqësore në 12 nëntor, ndërsa më pas është radha e dueleve të Nations League. Kombëtarja e drejtuar nga Gareth Southgate, viziton Belgjikën në 15 nëntor, ndërsa tre ditë më pas pret Islandën në shtëpi.

Takimi kundër nordikëve mund të luhet në Shqipëri raporton BBC. Shkaku? Qeveria britanike ka ndaluar udhëtimin e shtetasve jo britanikë që vijnë nga Danimarka dhe nuk i lejon ata të futën në vend.

Kufizimet në lidhje me Danimarkën janë zbatuar për shkak të shqetësimeve rreth një lloji të ri të koronavirusit që është përhapur nga gjitarët te njerëzit. Islanda luan tre ditë para transfertës anglezë në Kopenhagen me Danimarkën vendase dhe nuk do të lejohet të futet në tokën britanike.

Në kushte të tilla ka lindur opsioni Shqipëri, me FSHF-në që është e gatshme të ofrojë një nga stadiumet tona për zhvillimin e përballjes Angli-Islandë. Drejtuesit e futbollit anglez po presin sqarime nga autoritetet shtetërorë, teksa po shqyrtohet opsioni për të luajtur në vendin tonë përballë ekipit skandinav. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!