Kosova zhvendoset në Durrës, Challandes me 6 mungesa kundër Shqipërisë

schedule18:17 - 9 Nëntor, 2020

schedule 18:17 - 9 Nëntor, 2020

Shqipëria dhe Kosova do të përballen mes tyre ditën e mërkurë në një takim miqësor. Vëllazërorja do të luhet në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 17:00. Dardanët e Bernard Challandes janë grumbulluar në një hotel të qytetit të Durrësit, teksa kanë disa mungesa për tre sfidat e muajit nëntor.

Përveç Shqipërisë, Kosova do të ndeshet edhe me Slloveninë jashtë fushe (15 nëntor) dhe Moldavinë në Prishtinë (18 nëntor). Milot Rashica dhe Leart Paqarada nuk janë lejuar nga Werder Bremen dhe St Pauli për t’u bashkuar me përfaqësueses e tyre. Jashtë edhe Florent Muslija për shkak të një dëmtimi dhe Benjamin Kololli (i pezulluar për dy takimet e radhës).

Listës së mungesave i shtohen edhe Valon Berisha me Idriz Vocën, për shkak të lëndimeve të pësuar në ndeshjet e fundjavës. Kosova do të zhvillojë seancën e parë stërvitore ditën e sotme në kompleksin Tropikal, duke nisur prej orës 19:00. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!