Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘U bë kjo që hante grosh!’. Këngëtarja: PO, unë i ha akoma. Mendojnë si në ’97

schedule18:21 - 9 Nëntor, 2020

schedule 18:21 - 9 Nëntor, 2020

Ermiona Lekbello këtë të hënë ishte e pranishme në programin ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku ka folur për jetën e saj mes tre vendeve Shqipëri, Itali dhe Amerikë.

Së fundmi ajo ka publikuar edhe këngën për të cilën theksoi se gjithçka është bërë në shijet e saj, pa e vrarë mendjen se çfarë do të thonë të tjerët.

Në bisedën me Ermalin u ndalën pikërisht në këtë  pikë, ku shqiptarët përgjithësisht paragjykojnë të tjerët që shkojnë jashtë dhe janë të suksesshëm.

 “Shqipëria është shumë e ngushtë, edhe sikur të ishte mirë do dilja përsëri. Mentaliteti, paragjykimet, njerëzit janë akoma ata të 97-ës. Të gjykojnë të gjykuarit! Për mua thonë: “U bë kjo që hante grosh”, unë akoma vazhdoj i ha!”.

Të pranishëm në program ishin  Leftion Peristeri  dhe Fioralba Dizdari të cilët po ashtu ndanë eksperiencën e tyre të jetesës në Kinë dhe Amerikë, ku treguan edhe arsyet që i kthyen ata të dy në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!