Hyjnë në fuqi testet e shpejta, përgjigja del për 40 min! Hiqet ritestimi për negativizimin nga Covid-19

schedule15:54 - 9 Nëntor, 2020

schedule 15:54 - 9 Nëntor, 2020

Drejtoresha e studimit epidemiologjik Silva Bino ka njoftuar se është vendosur hyrja në fuqi e testeve të shpejta të cilat e nxjerrin përgjigjen për 40 minuta dhe që do të përdoren për kategori të caktuara. Ajo tha se do të hiqet ritestimi për grupet pa rrisk pasi është vërtetuar që qytetarët e infektuar nuk janë më përhapës të virusit në ditën e 14 të sëmundjes edhe nëse janë pozitivë.

“Kemi një rritje të incidencës. Edhe përllogaritja tregon që kemi një rritje në fundin e muajit tetor që shkon në 1.3 duke e krahasuar me muajin shtator. Kemi një transmetueshmëri më të lartë. Të gjitha këto shifra në krahasim  me tetorit tregon që kemi një rritje të qarkullimit në vendin tonë. Mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme që nuk respektohen nga qytetarët,. Ata e mbajnë maskën në gushë. Maska nuk mbahet në gushë. Do futen testet e shpejta që do të përmirësojë testimin dhe gjurmimin dhe do të ulë kohën e pritjes. Rezultati del për 40 minuta. Mund të kryhen pranë qendrave shëndetësore.

 Janë shume specifike që tregon se nëse testi del pozitiv ai është pozitiv dhe nuk ka pse të konfirmohet. Por mund të kemi fals negativ. Nëse kemi një test negativ që ka shenja klinike duhet të konfirmohet përmes PCR. Ka disa elementë që lehtësojnë punën në terren në drejtim të diagnozës. Duhet të kemi depistime në vende ku ka grumbullime, në fasoneri apo në azile dhe tek personat që kanë rrisk. Këto janë elementë shumë të rëndësishme të testimit të shpejtë. Kjo do të na lehtësojë punën në terren. Testimi pasohet me izolim dhe karantinë. Nëse marrim përgjigjen shpejt duhet të zbatohet karantina. Ata që janë të infektuar me Covid-19 të mos dalin në kafe pasi kjo është në dëm dhe rrit transmetueshmërinë. Ka elemente përmes të cilës ne jemi përpjekur ta ndjekim, përmes policiës. Por përgjegjëshmëria vetjake është shumë e rëndësishme.

Heqja e ritestimeve është hequr pasi ka rezultuar se personat që janë pozitivë nuk e transmetojnë sëmundjen. Këta persona nuk janë më infektues. Në ditën e 14 ata mendohen se nuk janë më infektues. Në persona që janë me rrisk ritestimi do të vendoset në bazë të një protokolli. Kjo është një barrë që i hiqet sistemi dhe i shtohet depistimit të popullatës për ta mbrojtuar atë”, tha Bino./mv.abcnews.al