Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë sot para trupës gjykuese në Hagë. GThaçi, i cili dha dorëheqjen si kreu i shtetit të Kosovës u njih me 6 akuzat që rëndojnë mbi të dhe bashkëpunëtorët e tij. mes të tjerash Thaçi akuzohet për krime lufte, të kryera në vitet ’98-’99.
Lidhur me këto akuza, Thaçi tha para trupës gjykuese se i ka lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha. “I dëgjova, i kam lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, deklaroi Thaçi.
Nicolas Guillou, gjyqtari i procedurës paraprake ka pyetur Thaçin nëse deklarohet i fajshëm apo i pafajshëm pas leximit të aktakuzës. Ish presidenti tha se deklarohet i pafajshëm dhe se akuzat nuk qëndrojnë.
“Akuza është e paqëndrueshme, deklarohem i pafajshëm për të gjitha pikat e kauzës si të paqëndrushme”, u shpreh Thaçi.
Të enjten e kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimn u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara u arrestua ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.
Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. g.v/abcnews.al