Transportonte krom pa dokumente, procedohet penalisht 36 vjeçari

schedule14:44 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:44 - 9 Nëntor, 2020

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht një 36 vjeçar, drejtues të një kamioni kromi i cili u kap pa dokumentacionin përkatës.

Sipas policisë në në aksin Milot-Morinë është bllokuar kamioni i cili po transportonte mineral kromi, pa dokumentacion përkatës.

Njoftimi i policisë:

Njësia Operacionale e Autostradës Milot-Morinë bllokon një automjet që transportonte mineral kromi, pa dokumentacion përkatës.

Procedohet penalisht 36-vjeçari, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimit ekonomik, shërbimet e Njësisë Operacionale për Autostradën kanë shtuar kontrollet dhe si rezultat kanë konstatuar dhe ndaluar në Milot, mjetin kamion tip “Benz” me mineral kromi.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. Xh. transportonte mineral kromi në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë proceduan penalisht shtetasin A. Xh. 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave “.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al