Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Daci përballet me dëshmitarët! Caktohet seanca e radhës

schedule13:42 - 9 Nëntor, 2020

schedule 13:42 - 9 Nëntor, 2020

Luan Daci është përballur ditën e sotme në seancë me dëshmitarët. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se ai është përballur sot me anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes në KPA dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë bërë verifikime por janë mjaftuar me ato dokumente që janë dorëzuar. Seanca e radhës është caktuar të enjten në orën 13:00, ku pritet të bëhet administrimi i provave shkresore dhe më pas do të shqyrtohen konkluzionet e prokurorisë.

Daci akuzohet për falsifikim dokumentesh pasi ka fshehur shkarkimin nga detyra në vitin 1997. Sipas SPAK, Daci nuk e ka deklaruar shkarkimin e tij në momentin kur ka aplikuar për të qenë gjyqtar në KPA./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!