Zhdukja e Jan Prengës, Gjykata e Posacme e Apelit rrëzon kërkesën e Olsi Turjas

schedule13:38 - 9 Nëntor, 2020

schedule 13:38 - 9 Nëntor, 2020

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Olsi Turjas, një nga të akuzuarit për pengmarrjen e Jan Prengës.

I akuzuari Turja kishte kundërshtuar zgjatjen e afateve të hetimit nga SPAK, me 3 muaj.

Sipas prokurorisë Turja është person i dyshuar si bashkëpuntor në këtë pengmarrje dhe që ka fshirë gjurmët e gjakut të Prengës në kompleksin Golden në Shijak.

Jan Prenga u rrëmbye më datë 17 janar dhe u godit ndërkohë që po çohej në kompleksin “Golden” sipas policisë. Gjatë asaj dite autorët e nxorën atë të vdekur nga kompleksi duke e futur në qese të zeza për ta groposur diku.

Të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili. /abcnews.al