Ish-presidenti republikan, George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe ka kërkuar nga Donald Trump të pranojë rezultatin.
“Sapo fola me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, tha Bush në një deklaratë.
“Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden dhe ai është një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”, ka thënë Bush.
Në deklaratën e tij, Bush i kërkoi presidentit aktual të SHBA të njohë rezultatin.
“Pavarësisht se si keni votuar, vota juaj është numëruar. Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet si duhet. Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, rezultati ishte i qartë”, ka deklaruar Bush./ abcnews.al