Të pakëtn 11 person kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur gjatë orëve të fundit në Bagdad.
Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët shëndetësorë dhe të sigurisë në Irak thanë se një grup i lidhur me militantët e Shtetit Islamik ka sulmuar një kullë monitorimi pranë Aeroportit të Bagdadit, duke lënë të paktën 11 njerëz të vrarë.
Ndër të tejra autorittet bëjnë me dije se sulmi ka ndodhur të dielën vonë, në një objekt që monitorohet nga një forcë fisnore, me mbështetje të shtetit.
Ndërkohë deri më tani përgjegjësinë për këtë ngjarje nuk e ka marrë asnjë grup.
Bagdadi e ka deklaruar Shtetin Islamik të mundur në vitin 2017, por Qeveria irakiane, e mbështetur nga Perëndimi, vazhdon të luftojë qelizat e fjetura të grupit dhe grupet e tjera militante./abcnews.al