Berlusconi: Sfida me Covid 19, një nga eksperiencat më të vështira të jetës sime

schedule07:56 - 9 Nëntor, 2020

schedule 07:56 - 9 Nëntor, 2020

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka treguar sfidën e tij me koronavirusin.

Në një intervistë për mediat vendase 82 vjeçari është shprehur se eksperienca me Covid ishte një ndër më të këqijat të përjetuara ndonjëherë.

“Pak nga pak, pasojat e Covid po zhduken. Ishte një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Unë i kuptova dhe ndava vuajtjet e shumë njerëzve të sëmurë dhe të shumë njerëzve të pikëlluar nga sëmundja e të dashurve të tyre. Nuk mund të them se ndihem mirë kur rreth nesh ka ende spektakël të dhimbjes, pikëllimit, krizës që për shumë familje dhe biznese mund të thotë shkatërrim”, ka thënë Berlusconi.

Lideri i Partisë Forza Italia, ish kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua në spitalin “San Raffele” të Milanos pas infektimit nga Covid-19, ku ka ëndruar 12 ditë rresht në këtë spital, që prej datës 3 shtator dhe është kuruar nga mjeku i tij personal Profesor Zangrillo.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!