Arsenali pëson humbjen e dytë radhazi në shtëpi në kampionat pas asaj me kryesuesit e Leicester City. Ekipi i Mikel Artetës bëri gjithçka gabim përballë Aston Villës, takim që e humbi 0-3.
Ollie Watkins’ brace seals the points for @AVFCOfficial ✨#ARSAVL pic.twitter.com/qp95IFo2ds
— Premier League (@premierleague) November 8, 2020
Miqtë nga Birmingemi gjetën golin që në sekondën e 45-t, por VAR-i i frenoi festën skocezit McGinn. Aston Villa nuk u demoralizua dhe kaloi në avantazh në minutën e 25-të falë autogolit të Saka.
Graelish me shokë realizuan edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë. Dygolësh i sulmuesit Ollie Watkins, me 24-vjeçarin që ndëshkoi brenda tre minutave “Topçinjtë”, duke rikthyer ekipin e tij te fitoja pas dy humbjeve të fundit.
15 pikë numëron Aston Villa (ka luajtur një ndeshje më pak) dhe renditet në vend të gjashtë pas javës së tetë në kampionatin anglez, teksa Arsenali mbetet në vend të 11-të me tre pikë më pak. /abcnews.al