Janë të paktë liderët e shteteve që nuk e kanë uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve Presidenciale në SHBA, ndërsa mes tyre është rivali i vjetër, Rusia.
Deri më tani, asnjë Twitter, asnjë telefonatë, asnjë telegram urimi nga Presidenti Putin për Presidentin e zgjedhur Biden. Kremlini është i heshtur.
Por jo aq drejtuesi më i diskutueshëm i lajmeve në televizionin shtetëror rus Dmitry Kiselev, i cili ka shënjestruar ashpër zgjedhjet në SHBA.
“Sistemi zgjedhor i SHBA-së është arkaik, dinosaur, sa nuk mund ta quajmë demokratik. Presidenti amerikan Trump flet për mbushjen masive të kutive nga demokratët, ai thotë se po përdoren metoda manipulimi për t’i vjedhur zgjedhjet” tha ai.
Por lideri rus i opozitës ruse Alexei Navalny përgëzoi Presidentin e zgjedhur Joe Biden. Navalny në një postim në Twitter uroi Biden, Kamala Harris dhe amerikanët për “përcaktimin e udhëheqjes së re në zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Ky është një privilegj që nuk e kanë të gjitha vendet” tha Navalny, referuar situatës në Rusi, ndërsa po vazhdon trajtimin në Gjermani pas helmimit./ db/Abcnews.al