Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “del” nga karantina. Pas pezullimit të punës për një periudhë disa ditore si pasojë e Covid-19 të hënën do rinisë puna në ambientet e këtij institucioni.
Nga data 30 tetor e deri në 6 muaj KPK zhvilloi punën online, me përjashtim të zyrës së Arkivë-Protokollit për shkak se disa nga komisionerët dhe punonjës të stafit kishin rezultuar pozitivë me Covid-19.
KPK informoi qytetarët se denoncimet nga qytetarët do të pranoheshin online përmes postës zyrtare elektronike./mv.abcnews.al