Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luftimet në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhani çliron Shushan  

schedule11:24 - 8 Nëntor, 2020

schedule 11:24 - 8 Nëntor, 2020

Presidenti azerbajxhanas Ilham Aliyev këtë të dielë ka deklarauar se forcat ushtarake të vendit të tij kanë arritur që të çlirojnë Shushan, qytetin e dytë më të madh në zonën e Nagorno-Karabakh.

“Me shumë krenari dhe gëzim, unë ju informoj se qyteti i Shusha është çliruar,” ka thënë Aliyev.

Ndërkohë menjëherë pas këtij lajmi, zyrtarët armenë e kanë mohuar pretendimin e kreut të shtetit të Azerbajxhanit.

Ndër të tjera mediat e huaja bëjnë me dije se Aliyev ka thënë se 8 nëntori do të hyjë në historinë e popullit Azerbajxhanas si dita ata u rikthyen në Shusha. Qyteti, i quajtur Shushi nga armenët, ka rëndësi kulturore dhe strategjike për të dy palët dhe ndodhet 15 km (9 milje) në jug të kryeqytetit.

Ndërkohë forcat azerbajxhanase pas gjashtë javë luftimesh kërkojnë të bëjnë fitime të mëtejshme në zonën Nagorno-Karabakh.

Deri më tani si pasojë e luftimeve kanë humbur jetën të paktën 1000 persona./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!