Arrestimi i Tahirit, Ruçi shtyn me një ditë mbledhjen e këshillit

schedule21:12 - 19 Tetor, 2017

schedule 21:12 - 19 Tetor, 2017

Kryeparlamentari Ruçi vendosi të thërrasë nesër në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imunitetit, ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për autorizimin e arrestimit të Saimir Tahirit. Ky vendim nuk prit mirë nga demokratët, sipas të cilëve Tahirit iu dha kohë që të prishë provat.
Gramoz Ruçi doli për herë të parë përpara medias si kryetar i Kuvendit, për të njoftuar se ishte njohur me kërkesën e Prokurorisë për autorizimin e arrestimit të Saimir Tahirit. Ndryshe nga sa kërkonte opozita, Kryeparlamentari vendosi të shtyjë me një ditë mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit me qëllim që deputetët anëtarë të njiheshin me dosjen dhe kërkesën.
Demokratët, që prej katër orësh prisnin mbledhjen brenda ditës të Këshillit të Rregullores, e qëlluan të qëllimshme shtyrjen, si një mundësi për të fshirë provat.
Qëndrimin e socialistëve në mbledhje, e parapriu kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Në mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, mund të marrin pjesë edhe ish-ministri Tahiri si dhe një përfaqësues i Prokurorisë që kërkon autorizimin për arrestimin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=oQ7aFDHCh9A