SHIFRAT/ Konkretizohet fitorja e Biden, aritmetika e nxjerr triumfues

schedule17:14 - 7 Nëntor, 2020

schedule 17:14 - 7 Nëntor, 2020

Pavarësisht se autoritetet që administrojnë zgjedhjet nuk kanë dalë ende më një deklaratë, pasi edhe numërimi i votave nuk ka përfunduar, Joe Biden është tashmë fitues me aritmetikë.

Kur kanë mbetur vetëm 30 mijë vota për tu numëruar në shtetin e Pensilvanisë, Biden udhëheq me rreth 34 mijë vota kundrejt Trump.

Sikur ky i fundit t’i marrë të gjitha votat që janë në kufi, sërish do të jetë Biden ai që do të dalë fitues në fund të numërimit duke marrë edhe 20 votat elektorale, gjë e cila i siguron një total prej 273 votash.

Numërimi vijon edhe në Goergia, Arizona, Nevada dhe Alaskë, megjithatë me 20 votat elektorale të siguruara në Pensilvani, Biden është tashmë fitues.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!