“Unë i fitova zgjedhjet”, Twitter censuroi 37% të postimeve të Trump që pas mbylljes së votimit

schedule17:00 - 7 Nëntor, 2020

schedule 17:00 - 7 Nëntor, 2020

Twitter ka vendesur shenja paralajmëruese në më shumë se një të tretat e postimeve të presidentit Donald Trump, që prej mbylljes së qendrave të  votimit. Shenjat paralajmëruese janë vendosur për t’u treguar përdoruesve të rrjeteve sociale se informacioni i ndarë mund të jetë i diskutueshëm ose jo i vërtetë.

Deri në orën 10 të mëngjesit të së shtunës, 16 nga 43 postime të Trump në Twitter, ose ndryshe 37 për qind janë markuar nga rrjeti social.

Në postimet e markuara shkruhet: “Një pjesë apo e gjithë përmbajtja e këtij postimi është e diskutueshme dhe mund të jetë keqinformuese rreth zgjedhjeve apo proceseve të tjera civile.”

Ndërkohë, para pak minutash presidenti amerikan bëri një tjetër postim në Facebook ku shkruan: “Unë i fitova këto zgjedhje, me shumë.”

Edhe ky postim është markuar nga Facebook si jo i vërtetë.

Në të vërtetë, kandidati demokrat Joe Biden paraprin në Georgia, Nevada dhe Pennsylvania, dhe mund të shpallet së shpejti presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!