VIDEO/ Basha kameraman, Agolli djali i keq: Abrashi zbulon rrengun para EURO 2016

schedule22:42 - 6 Nëntor, 2020

schedule 22:42 - 6 Nëntor, 2020

Migjen Basha është ai që filmon, Ansi Agolli punon pas krahëve dhe Amir Abrashi bie në grackën e dy futbollistëve që tani nuk janë më pjesë e kombëtares.

Gjithsesi kanë pasur mundësinë të jenë pjesë e kuqezinjve në EURO2016 dhe të përjetojnë ëndrrën e madhe. Të mbetemi te rrengu, që edhe vetë Abrashi nuk e fsheh dhe e kujton me shaka.

Në momentin që futbollistët e kombëtares po bënin fotot zyrtarë për EURO 2016, Agolli me shaka i ul pantallonat e shkurtra mesfushorit në të vetmin moment që kishte ndaluar. Zakonisht e gjen vetëm duke vrapuar, sigurisht në fushën e blertë… /abcnews.al