Maqedonia e Veriut është një tjetër vend i rajonit që gjatë orëve të fundit ka shënuar një numër rekord të infektuarish me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3082 testime për koronavirus, ndërsa 1128 raste kanë rezultuar pozitiv dhe kanë humbur jetën 12 persona.
Prej tyre në Shkup-569, Kumanovë-51, Dibër-12, Shtip-35, Prilep-43, Tetovë-50, Strugë-16, Veles-45, Manastir-57, Ohër-38, Kavadar-35, Gostivar-10, Gjevgjeli-14, Strumicë-33, Kriva Pallanka-5, Radovish-11, Krushevë-2, Koçan-22, Probishtip-5, Demir Hisar-5, Makedonski Brod-1, Berovë-3, Valandovë-1, Vinicë-4, Dellçevë-8, Kratovë-3, Shën Nikollë-8, Kërçovë-27, Resnjë-7, Negotinë-8.
Gjithashtu gjatë orëve të fundit kanë fituar betejën me Covid 307 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 37.499, prej të cilëve 22.835 janë shëruar, ndërsa 1096 kanë ndërruar jetë. e.su./abcnews.al

