Bastisja e shtëpisë së Thaçit, avokati: Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për aktakuzën

schedule16:55 - 6 Nëntor, 2020

schedule 16:55 - 6 Nëntor, 2020

Dastid Pallaska ka bërë me dije se do të jetë avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një intervistë për mediat avokati Pallaska ka folur për bastisjen e shtëpisë së ish presidentit që është bërë këtë të premte në  në Çagllavicë.

Sipas Pallaskës, bastisja është bërë për qëllime të përgjithshme, derisa ka thënë se është e çuditshme se pse bastisja është kryer pas ngritjes së aktakuzës.

“Ka përfunduar bastisja në shtëpinë e tij. Sa i përket qëllimit të bastisjes, mund të them se qëllimet ishin të përgjithshme. Pa e nënvlerësuar këtë fakt, mbetet e paqartë në aspektin procedural dhe logjik që bastisjet të kryhen pas ngritjes së aktakuzës. Duket se Prokuroria po kërkon ende prova për të mbështetur një aktakuzë që e ka ngritur”, është shprehur avokati.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!