Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se i ka bërë përshtypje diçka paradoksale në ambientet e një bar-kafeje.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Beqaj ka postuar një foto ku dallohet “bashkëjetesa” e duhanpirjes.
Në foto duket shenja “Ndalohet Duhani” dhe ngjitur me të ndodhet një kuti cigaresh elektronike.
Ish-ministri shkruan në postimin e tij: “Bashkëjetesa e informimit të ndalimit të duhanit me promocionin e përdorimit të produkteve “inovative” të duhanit. Çfarë ironie!”
Bashkëjetesa e informimit të ndalimit të duhanit me promocionin e përdorimit të produkteve “inovative” të duhanit. Çfarë ironie!
Posted by Ilir Beqaj on Friday, November 6, 2020