Mbi 63 viktima dhe mijëra të zhdukur nga uragani Eta në Amerikën Qendrore

schedule07:28 - 6 Nëntor, 2020

schedule 07:28 - 6 Nëntor, 2020

Uragani Eta ka shkaktuar 63 viktima në Amerikën Qendrore dhe mijëra të zhdukur.

Më shumë se 50 persona humbën jetën në zonat periferike, në Guatemalën veriore për shkak të rrëshqitjeve të dheut, shkaktuar nga stuhia.

Ndërkohë 5 persona humbën jetën në Panama, katër në Hondura, dy në Kosta Rika dhe dy në Nikaragua.

Sipas autoriteteve pritet që stuhia të përfshijë Kubën, Xhamajkën gjithashtu edhe në Florida.

/abcnews.al/