Britania e Madhe regjistroi qindra viktima dhe mijëra të infektuar të rinj në orët e fundit. Autoritetet shëndetësore raportuan 378 vdekje dhe 24,141 raste të reja.
Dita e sotme ishte edhe dita e parë e bllokimit në Britaninë e Madhe pas vendimit të kryeministrit Boris Johnson për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Gjithsesi shifrat e sotme pësuan rënie në krahasim me një ditë më parë, por është ende shumë herët për të folur për një efekt të masave kufizuese./mv.abcnews.al