Presidenti Meta reagoi pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga detyra për të shkuar në Hagë.
Meta shkruan në Facebook se vlerëson aktin e Thaçit, Veselit dhe të tjerëve që dhanë dorëheqjen për tu përballur me akuzat në Hagë, ndërkohë që tha se ishte i bindur në pafajësinë e tyre.
“Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën“, shkruan Meta në Facebook.
Postimi i plotë
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe heroike.
Vlerësoj aktin e dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u ballafaquar me akuzat dhe besoj në pafajësinë e Tij e të gjithë bashkëluftëtarëve, sikundër është konfirmuar edhe në të kaluarën.
Ky është një moment reflektimi për të forcuar më shumë bashkëpunimin dhe unitetin, në interesin më të mirë kombëtar. ??❤️??