Presidenti Donald Trump e ka kritikuar zgjerimin e votimit përmes postës në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se ai çon në manipulime të mëdha të votës. Por a ka prova për këtë?Për shkak të pandemisë, një numër rekord amerikanësh zgjodhën të votojnë përmes postës.
Autoritetet zgjedhore dhe shërbimi postar, janë duke u përballuar me një ngarkesë të madhe duke përpunuar miliona vota shtesë. Dhe kjo gjë ka çuar në pretendimet se sistemi është i pasigurt dhe i ndjeshëm ndaj manipulimeve.
Probleme edhe në zgjedhjet e mëparshme?
Studime të shumta në nivel kombëtar dhe shtetëror, kanë treguar se ndonëse ka pasur raste
të izoluara, manipulimi i votave është një dukuri shumë e rrallë. Ka pasur disa raste të evidentuara si për shembull në zgjedhjet e mesit të mandatit në Karolinëne Veriut në
vitin 2018, që u përsëritën pasi një konsulent për kandidatin republikan ndërhyri në fletët e votimit.
Por në përgjithësi, sipas një studimi të vitit 2017 nga Qendra Brenan për Drejtësi, shkalla e manipulimit në SHBA, është më pak se 0.0009 për qind. Dhe kreu i Komisionit Federal të Zgjedhjeve Elen Ueintraub ka thënë:”Nuk ka asnjë bazë për teorinë e konspiracionit, se votimi me postë shkakton manipulimin e votës”.
Virxhinia
Duke folur në një tubim në mesin e muajit tetorit, Donald Trump tha:“Në Virxhinia, u bënë 500.000 kërkesa false për të votuar. Dhe këto kërkesa për të aplikuar për një fletë votimi të munguar, u dërguan në një adresë të gabuar”.
Por autoritetet zgjedhore në Virxhinia, thonë se kjo ishte bërë më qëllim manipulimin zgjedhjeve, dhe se gabimi ishte korrigjuar. Qendra e Virxhinias për Informimin e Votuesve (CVI) tha:“Ne kemi punuar për javë të tëra, për tu siguruar që asnjë votues i Virxhinias të mos humbte të drejtën e votë si rezultat i gabimeve tona”.Dhe që nga 19 tetori, 300.000 votues të regjistruar bënë një kërkesë për mungesën e fletës së votimit, raporton CVI.
Ohajo
Presidenti Trump shkroi në Twitter:“Në Ohajo, 50.000 fletëvotime ishin hedhur gabim, pra është një mashtrim”.Dhe në fakt rreth 50.000 votues morën fletën e gabuar të votimit me postë në Qarkun Frenklin në fillim të tetorit. Por nuk ka asnjë provë që kjo gjë është bërë me qëllim për të manipuluar zgjedhjet.
Ndërkohë, bordi lokal zgjedhor thotë se të gjithëve të prekurve nga ky gabim u ishte dërguar fleta e saktë e votuesve, me masa mbrojtëse për të siguruar që askush të mos votonte dy herë.
Bordi tha se gabimi kishte qenë “serioz”, por në përgjigje të postimit në Twitter të presidentit, shtoi:”Bordi ynë është dypartiak, dhe zgjedhjet tona janë të ndershme. Dhe çdo votë do të numërohet”.
Edhe në Nju Jork, gati 100.000 fletëvotimi iu dërguan sërish votuesve pasi disa emra dhe adresa ishin shtypur gabimisht. Në Miçigan rreth 400 fletëvotimi postare, ngatërruan Xheremi Kohen të Partisë Libertariane me zëvendëspresidentin Majk Pens.
Presidenti Trump pretendoi në shtator se kjo kishte qenë e qëllimshme. Por sekretari i shtetit i Miçiganit, deklaroi se bëhej fjalë për një gabim dhe se “votuesit e prekur morën menjëherë një fletë votimi dhe udhëzim të saktë për të siguruar numërimin e votës së tyre”.
A mund t`a përballojë presionin sistemi?
Megjithëse ka pasur shumë pak prova të manipulimit, zgjerimi i paparë i votimit postar në këto zgjedhje, tregon se mund të ketë probleme serioze të kapacitetit përpunues. Presidenti Trump e ka shtuar presionin, duke paralajmëruar miliona ndjekës të tij në mediat sociale për “probleme të mëdha dhe mospërputhje me fletëvotimet në të gjithë SHBA”.“Ne duhet të kemi rezultatin përfundimtar Natën e Zgjedhjeve”- shtoi ai. Por numërimi i votave, përfshirë vëllimin e madh të fletëve të votimit me postë, do të thotë se procesi mund të zgjasë shumë. /Përktheu: Alket Goce-abnews.al